Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit D.A, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, transmeton Koha.net.
Të pandehurit D.A i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
I pandehuri D.A dyshohet se më 22.05.2018 rreth orës 15:30 në rrugën “Drenica” në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje verbale-fjalosje në komunikacion, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin V.J.
I pandehuri D.A kishte marrë revolen nga vetura e tij dhe kishte shtëne në drejtim të dëmtuarit V.J me ç’ rast predha e revoles kishte goditur automjetin e të dëmtuarit në derën e pasme ana e majtë, ku kishte depërtuar brenda në automjet në pjesën mbrapa në dysheme.
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për “vrasje në tentativë”
-
Një muaj paraburgim për të pandehurin që kreu “vrasje në tentativë”
-
Një muaj paraburgim për vrasje në tentativë
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për vrasjen në Prishtinë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për “vrasje në tentativë” në Prishtinë