Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për tentim vrasje në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.B dhe A.Z, për shkak të dyshimit se në b2ashkëkryerje kanë kryer veprën penale tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Të pandehurve D.B dhe A.Z iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar prej 22 prillit deri më 22 maj.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve D.B dhe A.Z është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.