Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit S.Rr. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “bashkësia jashtë martesore” me personin nën moshën 16 vjet.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 18.03.2021, në kohë të pa caktuar, në Prishtinë, përkatësisht në një banesë, si person madhor, ka bashkëjetuar në një bashkësi jashtëmartesore me të dëmtuarën - të miturën I.Sh., e moshës nën 16 vjet, “edhe pse i pandehuri e ka ditur se e njëjta është e moshës nën 16 vjet, ka hyrë në bashkësi jashtëmartesore me të, duke kryer edhe marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën”.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një 14-vjeçareje në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim ferizajasit që dhunoi seksualisht një të mitur për tre vjet
-
Një muaj paraburgim personit që sulmoi seksualisht një të mitur
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj të miturës në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunim të të miturës në Ferizaj