Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për policin që keqtrajtoi 19-vjeçarin

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit H.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve dhe Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare.

Gjyqtaja e procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri H.K. në liri mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, pasi që në këtë vepër penale janë të përfshirë edhe zyrtarë tjerë policor dhe kjo tregon rrezik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri mund të pengohet rrjedha e procedurës penale.

I pandehuri H.K. dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar policor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare apo autoritetin.