Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji zyrtarit policor A.H., i cili dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare apo autoritetin.
Nga Themelorja arresti shtëpiak është vlerësuar masë adekuate, ndërsa është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Themelore për paraburgim.
“Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.H për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata ka mbajtur seancën dëgjimore me ç’rast ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit A.H. i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 të KPPRK-së. Gjykata ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri A.H. i lirë mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, pasi që në këtë vepër penale janë të përfshirë edhe zyrtarë tjerë policor dhe kjo tregon rrezik se i pandehuri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale. I pandehuri A.H. dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar policor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare apo autoritetin”, thuhet në vendimin e Themelores.
-
Refuzohet kërkesa për paraburgimin e tre zyrtarëve policorë
-
Kërkohet paraburgim për dy zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës
-
IPK-ja arreston një rreshter policor nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Nga një muaj paraburgim për nëntë zyrtarët që keqpërdorën detyrën
-
Kërkohet paraburgim për një zyrtar të Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të pozitës