Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.B. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit I.B. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.B. ka kryer veprën penale që i vihet në barrë, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij është gjetur një qese e vogël me narkotikë, të dyshuar të llojit marihuanë, ndërsa në një qoshe të oborrit të shtëpisë i janë gjetur tri çanta të mëdha të zeza me të cilat dyshohet se është kryer transporti i narkotikut”, thuhet në komunikatë.
Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase nëse i pandehuri gjendet në liri mund të përsërisë veprën penale, do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmitarë të rastit.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
Një muaj paraburgim të pandehurit që u kap me lëndë narkotike në Gjakovë
-
Ferizaj, një muaj paraburgim të dyshuarit për posedim narkotikësh
-
30 ditë paraburgim i jepen personit që iu gjetën substanca narkotike në shtëpinë e tij
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për posedim të narkotikëve
-
Një muaj paraburgim kaçanikasit për dyshimet për veprat penale që ndërlidhen me narkotikë