Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për posedim të narkotikëve

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit N.M. për posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit i pandehuri është kapur me narkotikë në pikën kufitare “Qafë Prush”.

“Me datën 31 korrik 2021 në fshatin Zhub, që çon drejt pikës kufitare ‘Qafë Prush’, në skaj të rrugës janë gjetur shtatë qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit Marihuanë, në peshë të përgjithshme gjashtë kilogramë e 878 gramë. I pandehuri ka qenë në kërkim nga ana e policisë dhe me datë 20 nëntor 2021, është arrestuar duke kaluar pikën kufitare në Vërmicë”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka bërë të ditur se me këto veprime i pandehurit N. M., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.