Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit H. K.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se i pandehuri dyshohet se me datë 11.02.2019, në lagjen “Arbëria” në Gjilan, duke përdorur dhunë fizike dhe kërcënime ndaj të dëmtuarit Sh.A., grabit automjetin e tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes, transmeton Koha.net.
Me këto veprime i pandehuri H. K., ka kryer veprat penale, grabitje dhe kanosje të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për grabitje dhe kanosje në Gjilan
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për grabitje me armë në një market në Gjilan
-
Një muaj paraburgim për tre persona të dyshuar për fajde në Gjilan
-
Një muaj paraburgim të pandehurit në Gjilan për dhunimin e një gruaje
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 13-vjeçares në Gjilan