Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se vrau të birin në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej një muajsh S.K. i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, A.K.

Gjykata njofton se i pandehuri akuzohet për veprat vrasje e rëndë dhe posedim të paautorizuar të armës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund t’i asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit”, thuhet në komunikatë.

Të mërkurën rreth orës 17:00. dyshohet se S.K. në parkingun e ndërtesës ka vrarë djalin e tij. 34-vjeçari ka vdekur në vendin e ngjarjes.