Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për personin që dyshohet se ka vrarë djalin e tij, më 13 qershor në Podujevë.
“Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjarja ka ndodhur gjatë pasdites të së hënës në fshatin Peran të Podujevës, ku dyshohet se tragjedia ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve midis prindit dhe të birit për pronë.