Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit L. H., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të fajdesë.
Sipas njoftimit për media, i dëmtuari N. E., nga i pandehurit L. H., kishte marrë para në shumë prej 3500 euro me kamatë mujore prej 12%, ku i dëmtuari është detyruar të paguaj kamatën në shumë prej 420 euro çdo muaj. Në total i dëmtuari të pandehurit i ka paguar shumën prej 14 mije euro ne emër të fajdesë, ku me datë 19 dhjetor 2019, i pandehuri arrestohet në flagrancë nga ana e policisë duke pranuar shumen prej 420 euro si kamatë mujore në emër të fajdesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Fajdeja”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, i cili do të llogaritet nga data 19 dhjetor 2019 dhe do të zgjasë deri më 19 janar 2020”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Policisë, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gezim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.