Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh shoferit, i cili dyshohet se të dielën goditi me veturë dy fëmijë në qytetin e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, prokurori i rastit Dorjan Juniku.
Ndryshe, gjatë ditës zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se i njëjti është recidivist i disa veprave penale.
“Është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. I njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe është recidivist i disa veprave penale”, kishte konfirmuar Nikçi.
Ndryshe, njëri nga të miturit e aksidentuar po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse tjetri në Spitalin e Pejës. /BetimipërDrejtësi
-
Fëmija goditet nga vetura në Pejë
-
Një muaj paraburgim pasi dyshohet se tentoi ta vriste ish-bashkëshorten
-
Shkaktoi aksident për të përfituar nga sigurimi, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit
-
Ua ofroi 1,000 euro të miturve që ta digjnin një veturë, kërkohet paraburgimi i tij
-
Iu caktohet masa e paraburgimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës