Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj serbit të arrestuar për krime lufte në Kosovë

paraburgim

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj serbit të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile në Vushtrri në vitin 1999.

Në njoftimin e Gjykatës të shtunën thuhet se i dyshuari është personi me inicialet S.T.

“Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.T, për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krime të luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës neni 144 të KPRK-së, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës nga neni 145 dhe 146 te KPRK-së dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës neni 154, ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.