Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vjedhja” dhe “mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit L.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit.
“Më datë 10 janar 2020, pas mesnate në Prizren, në objektin e personit juridik – biznes të pajisjeve teknologjike, në bashkëveprim edhe me dy persona të tjerë deri më tani të paidentifikuar - të gjithë të maskuar, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm, depërtojnë me forcë duke kaluar pengesat e krijuara, në atë mënyrë që, derisa biznesi në fjalë ishte i mbyllur, shfrytëzojnë momentin e volitshëm, thyejnë xhamin në afërsi të derës hyrëse, futen brenda nga ku arrijnë të marrin: Një monitor të kompjuterit, nëntë telefona ‘demo’; dhe tre tabletë, dhe me të shpejtë me veturën e tyre largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, me ç’ rast të dëmtuarit – personit juridik i shkaktojnë dëm material në shumën prej 7.200 euro”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq pas kontrollit është gjetur se i njëjti pa autorizim mban në pronësi, kontroll ose posedim një pistoletë të tipit TT, – prodhim rus me një karikator brenda saj dhe tetë fishekë të kalibrit 7.62 mm e cila armë, të pandehurit aksidentalisht i ka rënë nga brezi duke u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës penale të përshkruara si në dispozitivin paraprak të këtij aktvendimi, me ç ‘rast e njëjta edhe është sekuestruar përkohësisht.
-
Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje dhe armëmbajtje pa leje në Prizren
-
Një muaj paraburgim për posedim të armës, i dyshuari planifikonte të vidhte pyllin
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasje në tentativë në Prizren
-
Një muaj paraburgim burrit që gjuajti me armë në një lokal në Prizren
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që gjuajti me kallashnikov kur po e ndiqte Policia