Një kosovar 28-vjeçar është arrestuar nga autoritetet gjermane për shkak se ka marrë pjesë në një garë të jashtëligjshme të makinave. Bashkë me të është arrestuar edhe një 30-vjeçar nga Zvicra.
Të dy shoferët janë gjobitur me nga 1000 euro.
Gara e mbajtur të dielën u ndalua falë raportimit të një dëshmitari, derisa 13 automjete u regjistruan nga radari, por vetëm dy prej tyre u ndaluan nga Policia, shkruan Ausburger Allgemeine, transmeton KOHA.
Gara po mbahej në drejtim të Shtutgartit mes 13 automjetesh të cilat ishin të gjitha me targa zvicerane.
Njëri nga dy shoferët të cilët u kap nga Policia, u ndalua për shkak se kishte deklaruar se për tri ditë me radhë nuk ka fjetur. Ndërkaq sipas policisë, hetimi për procesin është duke vazhduar ende.
-
Dënohen me 500 euro dhe i konfiskohet leja shoferëve të rinj që zhvilluan gara shpejtësie në Ferizaj
-
Gjobiten në Ferizaj dy shoferë me vendbanim në Francë, po bënin gara me vetura
-
Kapen duke bërë gara me vetura, gjobiten e u merret patentë shoferi për 12 muaj
-
Mori pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, gjobitet me 400 euro dhe i pezullohet patentë shoferi
-
Gjobiten gjashtë persona në Vushtrri, bënin gara me vetura