Policia e Kosovës i ka gjobitur gjashtë persona që bënë gara të kundërligjshme me vetura në trafikun rrugor.
Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë hasur në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri, e ata janë gjobitur me 150 euro dhe nga një pikë negative.
“Njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj gjashtë shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. Kundërvajtësit janë hasur në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative”, thuhet në njoftimin policor.
-
Ndëshkohen 22 shoferë me nga 150 euro për gara të kundërligjshme në Skënderaj
-
Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete
-
220 gjoba në trafik në kryeqytet për një ditë, 35 shoferëve u sekuestrohet patentë-shoferi
-
Rreth dy mijë gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda një dite
-
Gjobitet shoferi në Prishtinë pas publikimit të vozitjes së tij të rrezikshme në rrjete sociale