Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur nga shpërthimi në një pompë derivatesh në Pejë

Pompa

Foto: KOHA

Një person ka vdekur si pasojë e shpërthimit në një pompë derivatesh në hyrje të Pejës mëngjesin e së premtes.

E një person tjetër ka pësuar lëndime, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit dhe një tjetër është dërguar për trajtim mjekësor, por lëndimet e tij nuk janë serioze. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë.

“Rreth orës 9:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim. Dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompe të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.