Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur nga aksidenti në Bishtazhin të Gjakovës

Një person ka vdekur mëngjesin e së mërkurës pas një aksidenti në rrugën Gjakovë – Prizren, në fshatin Bishtazhin.

Policia ka konfirmuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion.

Sipas Policisë, një person i gjinisë mashkullore ka vdekur në vendngjarje.


Njoftimi i plotë:

“Rreth orës 10:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”.