Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Skivjan të Gjakovës

Aksident - Policia

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur tëe dielën në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, i ka thënë KOHËS se viktima ka vdekur gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Elezajt, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa të përfshira janë dy automjete.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.