Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në QKUK personi që u përfshi në aksident trafiku në Gjakovë të enjten

qkuk

Foto: Ilustrim

Ka vdekur në QKUK një person që ishte përfshirë në një aksident trafiku të enjten në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Rr. Tirana , Gjakovë/05.10.2023-23:05. Është raportuar se si pasoj e aksident trafiku që kishte ndodhur me datën e lartëcekur, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK sot me 08.10.2023 kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.