Një person ka vdekur e pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Prishtinë, pas sulmit me armë mes dy grupeve të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, derisa të plagosurit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
VIDEO:
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit e Mjekësisë Ligjore (IML) që e kanë tërhequr trupin për obduksion.
FOTO: Driton Paçarada
“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.
Sulmi ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” rreth orës 22:00.







