Një punëtor ka vdekur dhe një tjetër është lënduar teksa ishin duke punuar në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë të premten.
Policia ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe Prokurorinë ka nisur hetimet për rrethanat që e karakterizojnë rastin.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë.
Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
Aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.