Një punëtor i “Bechtel Enkas” ka vdekur të hënën në vendin e tij të punës.
Lajmi është konfirmuar nga rajoni policor i Ferizajt, sipas të cilit rasti nuk cilësohet si i dyshimtë.
Mësohet se i riu që ka vdekur ishte nga Kaçaniku.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar punëtor sigurimi është gjetur i alivanosur. Viktima është dërguar në emergjencën e Ferizajt ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm