Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i mitur hidhet nga kati i dytë, policia po heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë në Rahovec të martën është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së tij.

Sipas njoftimit, policia ka marrë informatën sot dhe menjëherë ishte nisur drejt shkollës fillore “Bekim Sylka”, ku i mituri vijon mësimet. Aty, sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, policia ka biseduar me drejtorin që i ka informuar se rasti ka ndodhur dje në shtëpinë e nxënësi.

Më pas, policia ka kontaktuar edhe me prindin e fëmijës që ka treguar se gjendje e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka thënë se është duke hetuar rrethanat që kanë çuar deri te ky rast.