Një person ka mbetur i lënduar rëndë pas kontaktit që ka pasur me një mjet shpërthyes në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë të shtunën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.
Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkrepi një mjet shpërthyes në shtëpi, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda
-
Haset një mjet shpërthyes në Gjakovë, lajmërohet FSK-ja
-
Plagoset një person në Gjakovë, arrestohet i dyshuari
-
Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në lumin Erenik, intervenon FSK-ja
-
Një i vrarë dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë