Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës te Liqeni i Badocit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se në aksidentin e ndodhur rreth orës 21:00, ka qenë e përfshirë një veturë.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Shkaqet e këtij aksidenti ende nuk janë bërë të ditura.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave te Liqeni i Livoqit
-
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Tre të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Viti-Kllokot
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në “Muharrem Fejza” të Prishtinës