Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i arrestuar në Prishtinë, iu plagos bashkëshortja pasi aksidentalisht iu shkrep arma

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi në banesën e tij aksidentalisht i kishte shkrepur arma dhe si pasojë ishte plagosur bashkëshortja e tij.

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Astrit Rrushi” të Prishtinës në orën 23:20 më 25 nëntor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.