Një grua ka raportuar Policinë në Prizren, se dy fëmijët e saj janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
Sipas raportit 24-orësh të së hënës, ankesa është bërë në mesditën e 16 prillit.
Policia ka njoftuar se rasti është ende duke u hetuar.