Një nënë ka raportuar në Polici se dy fëmijët e saj janë zhdukur.
Ajo ka thënë se nuk e di vendndodhjen e tyre pasi kanë dalë nga shtëpia në Ferizaj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy fëmijët e saj, viktimat meshkuj kosovarë kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të PK-së.