Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua në Prishtinë raporton se bashkëshorti e ka sulmuar dhe ia ka marrë 300 euro

Dhuna

Një grua në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe ia ka marrë 300 euro, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitetet relevante.

“Prishtinë, 03.05.2022 – 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marrë 300 euro para. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë.