Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një burrë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati dhe se rasti po hetohet.
“Prishtinë 07-08.05.2022-NN. Më 09.05.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar . I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.