Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua në Deçan rrah një burrë dhe një police, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Deçan, e cila dyshohet se ka rrahur një burrë dhe një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje dhe po trajtohet si dhunë në familje.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Deçan /13.12.2023-22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.