Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua ndalohet në Han të Elezit, paraqiti pasaportë false

Një grua në pikën kufitare në Han të Elezit ka paraqitur një pasaportë që dyshohet se është false.

Pas intervistimit nga Policia ajo ka rrëfyer se me dokumente është pajisur nga dy burra të dyshuar të cilëve u ka bërë pagesë në vlerë 10 mijë euro. Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Policia e ka cilësuar rastin si kontrabandim me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve.