Në lagjen Veternik në Prishtinë, brenda një qendre tregtare, një grua ka rënë në tokë nga një lartësi.
S’jepen detaje rreth incidentit, për shkak se ende s’janë sqaruar, megjithëse zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, tha për Koha.net se gruaja e cila ka rënë është duke marrë tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, saktësisht në një qendër tregtare, në rrethana ende të pasqaruara një grua ka rënë nga një lartësi brenda hapësirave të objektit. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merren njësitet kompetente”, tha Ahmeti për Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Një grua bie nga ndërtesa në lagjen “Emshir” të Prishtinës
-
Një 48-vjeçar bie nga një ndërtesë në Veternik, vdes si pasojë e plagëve
-
Ndalohet një person për vdekjen e punëtorit në vendpunishte në Veternik
-
49-vjeçari humb jetën pasi ra nga lartësia gjatë punës në Veternik
-
Vdiq gruaja që ra nga një objekt në Prishtinë