Sot, rreth orës 09:54 në rrugën ,,Nëna Terezë” në Gjakovë, para Hotel Pashtrikut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, në të cilën një vajzë ka humbur jetën e një tjetër është lënduar rëndë, njofton Polica rajonale e Gjakovës përmes një kumtese.
Aksidenti ndodhi kur një automjet udhëtarësh në lëvizje, nga pakujdesia, në vend kalimin për udhëtarë, i godet dy këmbësorë të cilëve iu shkaktoi lëndime të rënda trupore, transmeton Koha,net.
Personat e lënduar menjëherë janë dërguar në Emergjencën e spitalit nga qytetar të rastit nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore:
L.Th e lindur në vitin 1998, femër kosovare/shqiptare ka ndërruar jetë.
Q.S e lindur në vitin 1999 ,femër kosovare/shqiptare ka pësuar lëndime trupore.
Ngasësi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin menjëherë është paraqitur në polici dhe me hetimin e rastit po merren hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
-
Vdes këmbësorja pas aksidentit në Rogovë të Gjakovës, gjashtë të lënduar
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Vdes një person në aksident në Gjakovë
-
Vdiq këmbësorja që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
-
Vdiq një këmbësore në Suharekë, arrestohet e dyshuara