Një grua në Fushë-Kosovë është kanosur nga bashkëshorti i saj me thikë.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën pas një mosmarrëveshje.
Në konsultim me prokurorin, palët pasi janë intervistuar, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.