Një autobus nga Kosova është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Ilias të Himarës.
Sipas njoftimit, ndërkohë që drejtuesi i autobusit ka vënë re flakë në motor është ndalur duke zbritur dhe pasagjerët të cilët nuk kanë marrë lëndime.
Janë njoftuar edhe punonjësit e zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të fikin zjarrin në motorin e mjetit.
Policia ka njoftuar se në autobus qenë rreth 25 turistë me banim në Kosovë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës. Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër. Shkaku i zjarrit në motor mësohet se ka qenë nxehja./tch