Një autobus është përfshirë nga zjarri në fshatin Besi të Prishtinës, në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Policia e Kosovës i tha KOHËS se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe autobusi është djegur tërësisht.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht, Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetura përfshihet nga zjarri në magjistralen Gjilan-Prishtinë
-
Identifikimi i të vdekurve nga zjarri në një autobus në Zvicër mund të zgjasë me ditë
-
Autobusi përfshihet nga zjarri në Zvicër, 6 të vdekur e 5 të lënduar
-
Përfshihet nga zjarri një automjet te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë
-
Digjet një objekt në rrugën Prishtinë – Mitrovicë