Kronikë

Një 66-vjeçar gjendet i vdekur në Kuçicë të Skenderajt

Policia e Kosovës

Një person është gjetur i vdekur gjatë pasdites të së martës në fshatin Kuçicë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë Kohës se viktima është i moshës 66-vjeçare.

Sipas tij, rasti është raportuar në polici rreth orës 16:30, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.

Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.