Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një 21-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës

Një 21 vjeçar është dërguar mëngjesin e së premtes pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar rastin për KOHËN, derisa ka thënë se prokurori i rastit ka kërkuar që të cilësohet si hetim i vdekjes.

“Në ora 08:00 nga spitali rajonal i Pejës, Policisa është informuar se në spital ka mbërritur një trup ii pajetë. Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Është informuar prokurori i cili ka kërkuar që rasti të cilësohet hetim i vdekjes”, ka thënë Gashi.

KOHA ka mësuar jozyrtarisht se familja e viktimës ka tentuar që ta zgjonte atë për të shkuar në punë mirëpo ai nuk është përgjigjur. Për këtë arsye, familjarët e kanë dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës, ku mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.