Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një 15 e një 19-vjeçar arrestohen për rrahje ndaj një të mituri në Mitrovicë

Policia në stacionin policor “Jugu” në Mitrovicë, njofton se dje në rrugën “Mbretëresha Teutë” ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Nga spitali rajonal Mitrovicës është marrë informata se një i mitur që ka qenë i përfshirë në rrahje ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte marrë lëndime nga një thikë.

“Të miturit i është dhënë ndihma e nevojshme dhe për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku pas marrjes së trajtimit është liruar në shtëpi”, njofton PK-ja.

Policia ka identifikuar e më pas arrestuar dy persona të dyshuar R.SH., 15 vjeçar dhe A.D.,19 vjeçar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor Jugu.

“Nga personat e dyshuar në fjalë si provë materiale është konfiskuar një mjet i fort (thikë). Pas procedurave intervistuese, personat e dyshuar R.SH., 15 vjeçar dhe A.D.,19 vjeçar me udhëzim te prokurorit të shtetit janë liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’”, njofton PK-ja.