Një 14-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një biçiklete të shtunën mbrëma në Dobërdelan të Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar për “KOHËN“, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.
“Mbrëmë rreth orës 19:25 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një çiklisti në fshatin Dobërdelan të Suharekës. Çiklisti i lindur më 2010 është goditur nga vetura me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi.
Ai ka shtuar se rastin për merret njësia e trafikut rajonal.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident trafiku në Prizren, humb jetën çiklisti që u godit nga vetura
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në “Muharrem Fejza” të Prishtinës
-
Shoferi godet me veturë dy këmbësore në Suharekë
-
Aksident trafiku në Prizren, motoçiklisti në gjendje kritike
-
Lëndohen rëndë dy persona nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prishtinë