Policia e Kosovës ka iniciuar një rast të “nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes” në fshatin Melanicë të Mitrovicës së Jugut, pasi të dyshuar kanë dëmtuar pajisje të antenës së policisë dhe kanë këputur kabllo furnizuese të rrymës.
Për këtë ka raportuar një punëtor i PTK-së të hënën, e në vendin e ngjarjes kanë dale ekipet policore.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe ende s’ka të arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i PTK-së, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur, kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës të policisë, si dhe janë këputur kabllot furnizuese të rrymës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe sipas udhëzimeve të tij, rasti kualifikohet si më lart”, thuhet në njoftimin e plotë.
-
Theret me thikë një person në Mitrovicë
-
Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për keqtrajtimin e një personi në veri
-
Policia e Berlinit heton një zjarr në një nënstacion mes një sërë sulmesh ndaj rrjetit elektrik
-
Gjermania po heton një incident me një mjet shpërthyes në Brandenburg
-
Të shtëna me armë në Mitrovicë, gjenden gëzhoja të kalibrave të ndryshëm