Dy të akuzuarit, S.I. dhe E.A. janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare gjyqësore lidhur me akuzën për futjen e një foshnjeje të pajetë në lavatriçen e spitalit rajonal të Pejës më 13 dhjetor të 2022-s.
Sipas aktakuzës, S.I. si punonjës shëndetësor nuk ishte kujdesur që fryti i lindur i vdekur me operacion nga pacientja me inicialet M.Z. të vendosej në dhomë me frigoriferët që përdoren për vendosjen e placentave. Ai akuzohet se s’ka mbikëqyrur stafin dhe fryti i vdekur ishte vendosur në një çarçaf të bardhë e që më pas pa dijeni ishte marrë nga punëtorët teknikë dhe ishte hedhur në shportën që bartte çarçafët e papastër për t’i dërguar në lavanderi për pastrim. Fryti ka mbetur aty deri kur prindërit e kanë tërhequr.
E akuzuara E.A. sipas aktakuzës si mami infermiere kujdestare nuk kishte kryer punën e saj duke iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale.
Sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “dëmtimi i varrezave apo kufomave”.
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për futjen e foshnjës së pajetë në lavatriçe
-
Vdes foshnja, nëna e së cilës dyshohet se e lindi në tualet dhe e hodhi në kosh mbeturinash
-
Prokuroria e heton si “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”, sipas burimeve nëna tha se s’e dinte që ishte shtatzënë
-
Vdekja e fëmijës një vjeç e gjysmë - familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë
-
Vdiq një fëmijë në Spitalin e Pejës, Policia e cilëson rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”