Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nipi i deputetit arrestohet për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Ndoja

Redja Rraja, nipi I deputetit socialist Rrahman Rraja është arrestuar nga policia si I dyshuar për implikim në atentatin me armë pak ditë më parë ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Nga te dhenat e para te Vizion Plus, mesohet se hetuesit kane identifikuar gjurme te ADN-se te 34 vjecarit ne provat e mbledhura per ngjarjen e rende te ndodhur te premten e kaluar ne Shkozet te Durresit.

Redjan Rraja me profesion stomatolog mësohet se kohët e fundit jetonte mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Gjithsesi ende nuk ka të dhëna zyrtare nga policia për rolin e Rrajes në këtë ngjarje të rëndë.

Redjan Rraja ka qenë nen hetim edhe për një ngjarje tjetër të rëndë kur u vra në Tiranë Elton Cico. Ai u akuzua në atë rast se kishte fshehur pistoletën e viktimës Elton Cico.

Në atentatin e të premtës në Shkozet, u plagos prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku si dhe Landi Muharremi i njohur me pseudonimin “Rrumi”, personazh i njohur për policinë, i përfshirë në disa konflikte dhe i njohur ndryshe si “i forti i Sukthit”.