Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për terrorizëm

aktakuze

Është ngritur aktakuzë nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj një personi me inicialet F.D. për pjesëmarrje në grup terrorist.

Sipas njoftimit, i pandehuri F.D. me paramendim, me dashje, si dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’, ka depërtuar në brendi të Sirisë, si dhe pas regjistrimit në këtë organizatë, ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë.

Me këto veprime i pandehuri F.D., ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’.