Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet S.Q.
Njoftohet se i njëjti me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’ në Siri, ka lëshuar territorin e Kosovës dhe përmes lidhjeve të caktuara ka shkuar në qytetin Urfa ku janë pritur nga personat e ISIS-it, e më pas ka depërtuar në qytetin Raka.
Sipas njoftimit, i pandehuri i lartcekur, pas regjistrimit në ‘’ISIS’’ ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet të ndryshme. Më pastaj i njëjti është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17.07.2021, me ç ‘rast edhe është riatdhesuar në Kosovë.
Me këto veprime i pandehuri me inicialet S.Q. ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’.
-
I ngrihet aktakuzë për terrorizëm një personi, depërtoi në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për terrorizëm
-
Aktakuzë ndaj një personi që dyshohet për pjesëmarrje në “Al Nusra”
-
Aktakuzë ndaj 5 personave për përgatitje të veprave terroriste në Kosovë
-
Aktakuzë ndaj një kosovareje për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist