Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj Kelkosit për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj “Kelkos Energy” dhe personit përgjegjës juridik, G.W. për shkak të veprës penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Sipas aktakuzës, më 30 prill 2020 në segmentin e rrugës Deçan-Plavë, ka rrjedhur uji nga kanali që shërben për qarkullimin dhe mbledhjen e ujit për furnizim të hidrocentraleve, duke shkaktuar shembje në tërësi të dheut dhe dëmtim të rrugës që ishte duke u përgatitur për asfaltim. Hidrocentralet thuhet se menaxhohen dhe administrohen nga SH.P.K “Kelkos Energy”. Dëme ka pësuar edhe kompania që po kryente punimet.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se është kryer vepra penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356, paragrafi 6,të KPRK-së. Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që i pandehuri G.W., dhe personi juridik SH.P.K “Kelkos Energy” , të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.