Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngatërrohen rreth dëmeve në arë, njëri shtie në ajër

Pas një mosmarrëveshjeje mes dy shqiptarëve, shtetas të Kosovës, rreth dëmtimve në një arë të mbjellë me misër, njëri nga të dyshuarit kishte nxjerrë revolen dhe kishte shtënë një herë në ajër. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Vitisë.

Sipas njoftimit për medie policë nga Vitia menjëherë dolën në vendin e ngjarjes. Gjatë intervistimit ata gjetën dëshmi të qëndrueshme se i dyshuari kishte shtënë një herë në ajër.

Policia e Kosovës nga i dyshuari ka konfiskuar një armën-revole Astra Unceta cal 6,35 mm, me një karikator me (5) pesë ë fishekë.

Rasti cilësohet ,,Përdorim i armës” dhe i dyshuari me vendim të Prokurorit është ndalur për 48 orë, ndërsa rasti procedohet në gjykatë.