Kronikë

Nga pakujdesia godet me veturë këmbësoren në Gjilan

Foto: Koha / ilustrim

Në rrugën Ropotovë -Perlepnicë, komuna e Gjilanit, dje në orën 08:10, është raportuar se i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur viktimën femër, shqiptare të Kosovës (këmbësore) duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia, në raporton 24 orësh, njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit.